Please enter at least 3 characters.

Po kryente vjedhje në një banesë në “Rrugën B” në Prishtinë, arrestohet në flagrancë

2021/06/800px-Rruga_BPrishtine.jpg

Një person është arrestuar në “Rrugën B” në Prishtinë derisa po kryente vjedhje në një banesë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili është hasur në banesën e ankuesit mashkull kosovar duke tentuar të kryej vjedhje”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/