Please enter at least 3 characters.

“Po fluturon, mos e tepro" - acarohet situata mes Edit dhe Elijonës

Foto: YouTube

Elijona Binakaj është prekur nga fakti që Eduard Kuçi ka qeshur me Labinot Rexhën, teksa ai tallej me banoren.

Për këtë, është sqaruar Edi me Elijonën, duke i thënë se e respekton dhe se ka qeshur me Labin më shumë me gjestet e tij, e jo se ai ka pasur të drejtë.

“Desha të të kujtojë tokën e bukës, sepse je duke fluturuar”, i tha Elijona atij.

"Kam për çka me fluturu. Me ty nuk kam pasur tendencë të keqe, boll e ke. Me mua mos e tepro, se nuk je askushi me më tregu a gaboj unë”, u acarua shpejt Edi.

I njëjti ia ka përmendur edhe disa gjëra nga jashtë pasi siç duket janë takuar apo kanë biseduar me njëri-tjetrin.

Edi gjithashtu i tha se ka respekt për të për faktin se janë nga i njëjti vend.

Situatat në shtëpi po ndryshojnë dhe banorët po vazhdojnë të kenë përplasje e diskutime për tema të ndryshme, me të cilat nuk pajtohen. /Telegrafi/