Please enter at least 3 characters.

Plani i PSG-së për transferimin e gjashtë lojtarëve pa paguar asnjë cent - në mesin e tyre edhe një shqiptar

2021/02/WA66aPBr.jpg

Paris Saint-Germain është duke tentuar që në këtë verë të bëjë plotë gjashtë transferime me parametra zero.

Gjiganti francez duket se ka një plan konkret se si t’i bëjë të gjitha transferimet duke mos paguar asnjë cent.

Lionel Messi, David Alaba, Georgino Wijnaldum, Memphis Depay, Elseid Hysaj dhe Moise Kean që aktualisht është në huazim nga Evertoni.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo thuhet se ka filluar të kontaktojë veç e veç me secilin agjent të lojtarëve për të kompletuar transferimet sa më parë.

Klubi parisien nuk dëshiron t’i lë asgjë rastësisë dhe po tentojnë t’i kompletojnë marrëveshjet pa përfunduar ky edicion.

Nga raportimet e mediave në Francë, bëhet e ditur se secili nga lojtarët ka një preferencë të madhe që të kalojë në Parkun e Princave.

Paga e lartë dhe bonuset e tjera, janë duke joshur edhe lojtarë të tjerë që të kalojnë në radhët e kampionit nga Ligue 1. /Telegrafi/