Please enter at least 3 characters.

Plagoset polici në Kurbin pas të shtënave me armë, dy të arrestuar

Një operacion i Policisë Vendore të Lezhës në zonën e Kurbinit është shoqëruar me të shtëna me armë zjarri drejt policisë.

Sipas informacioneve një efektiv policie ka mbetur i lënduar, ndërsa dy persona janë vënë në pranga.

Incidenti është regjistruar gjatë natës, ndërsa policia ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me rastin.