Please enter at least 3 characters.

Pirlo: Juventusi ka nevojë për Iscon

2019/05/Isco-Reali.jpg
270:"BILBAO, SPAIN - SEPTEMBER 15: Isco Alarcon of Real Madrid celebrates after scoring goal during the La Liga match between Athletic Club Bilbao and Real Madrid at San Mames Stadium on September 15, 2018 in Bilbao, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
12:"Getty Images

Legjenda italiane, Andrea Pirlo pohoi se Juventusit i mungon një lojtar i klasit të Iscos për të fituar Ligën e Kampionëve.

Ai gjithashtu beson se Mauricio Pochetino ka një identitet që i përshtatet klubit të Torinos.

Menaxheri i Tottenham Hotspurs, i cili këtë sezon ka arritur të dërgoj klubin londinez në finalen e ligës më prestigjioze evropiane për klube, raportohet se mund të merr drejtimin e klubit torinez.

Andrea Pirlo (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

"Pochetino ka një identitet sikur të Juventusit. Ai është një trajner modern i cili ishte në Angli për një kohë të gjatë. Ky modernizm nuk i referohet vetëm për stilin e lojës, por për të gjithë. Ai vjen nga një futbollin spanjoll, i cili është një kombinim i çdo gjëje", ka thënë Pirlo, një raporton "Sky Sports Italy".

Ish-mesfushori i Milanit dhe Juventusit gjithashtu foli për të metat e Zonjës së Vjetër.

"Sipas mendimit tim, ata kanë nevojë për Iscon. Serie A nuk është më prioritet i Juventusit, por ata duhet ta fitojnë Ligën e Kampionëve. Ata sollën Cristiano Ronaldo, i cili nuk ka kusht ta furnizojë me topa", tha ai.

Juventusi u pezullua këtë sezon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke u eliminuar nga Ajaxi. /Telegrafi/