Please enter at least 3 characters.

Pika të rëndësishme në seancën plenare – shëndeti riprodhues dhe fertilizimi i asistuar mjekësor si dhe Projektligji për KPM në “dorë” të deputetëve  

2024/05/kuvendi.jpg

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare ndërsa në rend dite ndër të tjera janë votimi në lexim të dytë i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor si dhe i Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Seanca plenare është paraparë të mbahet në ora 10:00.

Rendi i ditësMiratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme,Deklarimet jashtë rendit të ditës,Pyetjet parlamentare,Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e  politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës  e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,Votimi i Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë,Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-296 për të huajt,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-277 për Sport,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-264 për RininëShqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-256 për falimentimin,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-225 për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-261 për mbrojtje nga zjarri,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-267 për letërnjoftimin,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-274 për Shërbimet Private të Sigurisë,Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr. 08/L-249  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr. 08/L-272 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L010 për noterinë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08/L-149,Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr. 08/L-289 për Komisionin e Pavarur të Mediave,Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr.08/L-262 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L- 031 për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë,Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-304 për bankat,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-305 për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror,Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028,Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb./Telegrafi/