Please enter at least 3 characters.

Pezullohet procedura për shkarkimin e 32 administratorëve në Maqedoni

2016/03/Administrata-ne-Maqedoni-1.jpg

Është pezulluar procedura për shkarkimin e 32 administratorëve në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë. Kështu është përgjigjur qeveria deri tek Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit.

Është dorëzuar edhe dokumentacion i gjerë pasi Komisioni për anti-korrupsion në seancën e sotme vendosi t'i refuzojë ankesat e të punësuarve të cilët janë ankuar se janë shkarkuar në procesin zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe Agjencia për punësim ka pezulluar masën disiplinore për udhëheqësen e Qendrës për punësim në Shkup, Sllobodanka Aleksovska, e cila dje u akuzua për keqpërdorime të parave të agjencisë me të cilën ka udhëhequr.

Aleksovska ka dorëzuar ankesë në Komisionin për anti-korrupsion pasi sipas saj, pas nënshkrimit të zgjedhjeve lokale është ulur për pesë nivele në vendin e saj të punës./Telegrafi/