Peter Crouch rrëzohet para kamerave televizive kur po gjuante drejt portës: Në vend të duartrokitjeve u dëgjuan vetëm të qeshura
Ish futbollisti i njohur anglez Peter Crouch me një lëvizje ka arritur të bëjë të qeshë jo vetëm ata që ishin të pranishëm në stadium, por edhe tifozët që ishin duke e shikuar nga shtëpia.
Gjegjësisht, si analist, Crouch është gjetur në fushën e Wolverhamptonit, ku së bashku me kolegët e tij ka paralajmëruar duelin që “Ujqërit” po e luanin ndaj Liverpoolit.
Në një moment, analistët vendosën të provonin topin dhe nisën me gjuajtje drejt një prej golave në fushë.
Crouch u rrëzua, por fatkeqësisht për të ai sapo goditi u rrëzua papritmas në tokë.
Në vend të ovacioneve në tribuna, por edhe pas kamerave televizive, u dëgjuan vetëm të qeshura, por duket se kjo nuk e shqetësoi anglezin, i cili gjithashtu e ka marr me sportivitet këtë moment.
Në karrierën e tij, Crouch ka luajtur për klube të shumta si Tottenham, Liverpool, Aston Villa, Southampton, Stoke dhe Burnley. /Telegrafi/


