Please enter at least 3 characters.

Pesëmijë njerëz janë në pritje për një darkë në këtë restorant të pazakontë

2016/04/Restoranti.jpg

Ndoshta ju nuk e keni problem, por për shumë njerëz, nëse ka diçka që i shqetëson në lidhje me ngrënien jashtë, në një restorant, është veshja.

Po përse të vishesh në fund të fundit, kur mund të pini siç bënin romakët, lakuriq?

Kjo është me sa duket ideja që një restorant në Londër po përdor për të tërhequr klientë.

Ai do të hapet pas tre muajsh, në verë dhe deri tani ka një listë me 5000 persona në pritje që kanë rezervuar.

Websajti i restorantit premton një atmosferë të qetë, pa telefona, drita elektrike dhe pa rroba veshur.

Lokali është emërtuar "Bunyadi", sipas një termi indian që nënkupton 'natyrë' dhe do të ketë një seksion me klientë të zhveshur dhe një tjetër për të veshur, transmeton Shekulli.

Do të ketë edhe ushqim, edhe pse nuk është e qartë se çfarë do të shërbehet.