Pesë të vdekur dhe disa të lënduar pasi një autobus doli nga rruga në Turqi
28/08/2022
Të paktën pesë persona humbën jetën dhe 38 u lënduan kur një autobus turistik doli nga rruga dhe u rrokullis në provincën turke Bursa, në veriperëndim të vendit.
Në mesin e viktimave është edhe shoferi i autobusit, transmetojnë mediat turke.
Autobusi turistik po shkonte nga provinca Kutahya në komunën Mudanya në Bursa.
Nuk dihet ende nëse në autobus ka pasur shtetas të huaj. /kp/Telegrafi/


