Please enter at least 3 characters.

Pesë të lënduar në një aksident komunikacioni në magjistralen Gostivar - Kërçovë

2016/07/Aksident-1.jpg

Në një aksident komunikacioni në magjistralen Gostivar - Kërçov, në afërsi të Strazhës, janë lënduar pesë persona, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Aksidenti ka ndodhur në mëngjesin e sotëm, kur një veturë ''Mercedes'', me regjistrim italian, është përplasur me një veturë ''Golf'', me regjistrim të Maqedonisë.

Policia ka kryer hetimet në vendin e ngjarrjes, ndërkaq aksidenti shkaktoi bllokimin e magjistrales për dy orë. Rruga tashmë është e çbllokuar./Telegrafi/