Pesë persona përfshihen në një rrahje në aeroportin "Adem Jashari", dërgohen në mbajtje
25/06/2026
Pesë persona pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete në aeroportin “Adem Jashari”, në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:30.
“ANP ‘Adem Jashari’ 24.06.2026-20:30. Raportohet se pas një mosmarrëveshje pesë të dyshuar meshkuj kosovare janë rrahur në mes veti. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/


