Please enter at least 3 characters.

Përplasi për vdekje 17-vjeçarin te vijat e bardha, arrestohet shoferi i dehur në Tiranë

2024/03/policia-tirane-1.jpg
4:"Edda

Policia e Tiranës arrestoi 39-vjeçarin Andi Kullaj, i cili shkaktoi aksidentin me vdekje mbrëmjen e shkuar në Fushë-Krujë. Sipas policisë 39-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur.

Kullaj drejtonte automjetin tip Hyundai dhe aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin Isuf Mehmeti i cili po kalonte shumë pranë vijave të bardha.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuar dhe gjendja e alkoolizuar e drejtuesit të automjetit. /Telegrafi/