Përmbys Sevilla, dy gola të shpejtë (Video)
18/05/2016
Sevilla ka kaluar në epërsi kundër Liverpoolit në finalen që po zhvillohet në St. Jakob-Park në Basel.
Pas një aksioni fantastik të andaluzianëve, ata ia dolën të kalonin në epërsi për herë të parë në këtë sfidë.
Kapiteni Coke e përfundoi për mrekulli aksionin e skuadrës spanjolle duke e dërguar topin në rrjet (64’).
Nuk kaloi shumë kohë dhe erdhi goli i tretë i Sevillas. Ishte sërish Coke me golin e dytë personal (72’). /Telegrafi/


