Përleshje me thikë në Tetovë, lëndohen gjashtë persona (Video)
20/03/2017
Tv Koha bën të ditur se mbrëmë në qytetin e Tetovës ka ndodhur një zënkë që ka përfunduar me përdorim të armës së ftohtë - thikë, ku janë përfshirë shtatë persona, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga përleshja, dy persona kanë pësuar lëndime të rënda - therrje me thikë, kurse katër të tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta. Shkaqet e kësaj zënke ende nuk dihen.
Policia ka kryer hetimet dhe është duke punuar në zbardhjen e rastit. Personi që i ka sulmuar të lënduarit është arrestuar nga policia./Telegrafi/


