Please enter at least 3 characters.

Perisic tifozëve të Interit: Faleminderit për lëvdatat dhe kritikat

2019/02/Perisici-e1549197853185.jpg
249:"MILAN, ITALY - DECEMBER 11: Ivan Perisic of FC Internazionale reacts during the UEFA Champions League Group B match between FC Internazionale and PSV at San Siro Stadium on December 11, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Ivan Perisic ka thyer heshtjen dhe ka dërguar një mesazh tifozëve të Interit, duke i falënderuar për lëvdatat dhe kritikat.

Reprezentuesi i Kroacisë nuk është paraqitur për disa javë me ekipin e Interit në ndonjë ndeshje.

Kjo pasi ai ishte i hutuar nga spekulimet e një transferimi dhe një kërkese të tij për t'u larguar drejt Arsenalit.

Megjithatë, Perisic mund të luajë këtë mbrëmje kundër Bolognas në San Siro dhe pritet të marrë një mikpritje të ftohtë nga mbështetësit e ekipit.

Ivan Perisic (Getty Images)

Ndërkohë, ai hoqi heshtjen e tij në Instagram pas ditëlindjes së tij të 30-të, duke i falënderuar për lëvdata dhe kritika.

"Në një shënim më serioz, ju falënderoj sinqerisht për të gjitha dëshirat pozitive të ditëlindjes".

"Faleminderit për lëvdatat, por gjithashtu ju falënderoj edhe për kritika".

"Të dy prej tyre janë shtytje për mua", përfundoi ylli kroat. /Telegrafi/