Përgjaken shqiptarët e Shkupit (FOTO+VIDEO)
10/08/2015
Siç mëson SHENJA, 10 prej të rrahurve janë gra, të cilat me familjet e tyre në momentin e sulmit, kanë qenë në sheshin "Maqedonia".
Personi i cili e ka pësuar më rëndë nga dhuna e tepruar e huliganëve, është Burhan Ismaili, nga fshati Batincë, si dhe kushëriri i tij 14 vjeçarë.
Huliganët maqedonas fillimisht i kanë provokuar me fjalë fyese dhe duke iu thënë se ky (Sheshi Maqedonia) nuk është vend i shqiptarëve, dhe pastaj edhe u janë vërsulur fizikisht. SHENJA mëson se të lënduarit janë drejtuar në Emergjencë ku edhe i janë nënshtruar kujdesit të mjekëve.


