Please enter at least 3 characters.

Përfshihet nga zjarri kati i dytë i një shtëpie në Ferizaj, nuk ka të lënduar

2022/07/Digjet-shtepia.jpeg

Kati i dytë i një shtëpie është përfshirë nga zjarri.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 22:42, në Ferizaj.

Tutje në raport thuhet se lidhur me rastin zjarrfikësit i janë përgjigjur rastit dhe e kanë shuar zjarrin.

“Është raportuar se është përfshirë nga zjarri kati i dytë i shtëpisë së ankuesit mashkull kosovar. Lidhur me rastin zjarrfikësit i janë përgjigjur rastit dhe e kanë shuar zjarrin”, thuhet në raport. /Telegrafi/