Përforcim i madh i Dritës, transferon Zejnullahun
14/02/2015
Së fundmi klubi gjilanas ka arritur marrëveshje edhe me sulmuesin e mirënjohur kosovar, Faton Zejnullahu i cili së fundmi ishte pjesë e Llapit, transmeton Telegrafi.
Lajmin për marrëveshjen e arritur me sulmuesin prishtinas, e ka dhënë për Telegrafin menaxheri i klubit Fisnik Kërçeli.
“Faton Zejnullahu nga sot është lojtar i Dritës. Kemi arritur marrëveshje me të dhe jemi të lumtur për këtë gjë, pasi dihet që Fatoni është një sulmues me përvojë që do të na ndihmojë shumë për t’i arritur objektivat e klubit”, deklaroi Kërçeli.
Më parë te Drita ka ardhur edhe Armend Kastrati, Ismet Ramushi, Mensur Limani, Alban Shillova, Venhar Sermaxhaj, Artan Latifi dhe Përparim Osmani. /Telegrafi/


