Përfaqësuesja U-20 zbulon listën prej 16 basketbollistësh
Në stërvitje janë ftuar këta lojtarë: Ujkan Karanezi, Mërgim Jakupi, Ardit Beqiri, Blendi Kadusha, Samir Zekiqi, Erris Nushi, Kujtim Sadiku, Agon Selmani, Leonard Mekaj, Egzon Kuçi, Gent Shabani, Lorik Kllokoqi, Burim Zekiqi, Mirza Muriç, Musab Mala e Arian Mehmeti.
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), përzgjedhësi i U-20 Ilir Selmani dhe ndihmësi, Ismet Ferati, falënderojnë të gjithë lojtarët e tjerë që janë paraqitur në stërvitjet e deritashme dhe janë angazhuar në fazën e parë përgatitore, shkruan Zëri.
Duhet theksuar se Kosova do të garojë në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B, Grupi B, së bashku me Gjeorgjinë, Portugalinë, Malin e Zi dhe Luksemburgun.
Garat e këtij Divizioni do të zhvillohen prej 9 deri më 19 korrik 2015 në Szekesfehervar të Hungarisë. Kosova ndeshjen e parë do ta luajë me Portugalinë më 9 korrik.


