Please enter at least 3 characters.

Përfaqësuesi kosovar, futbollist dhe ‘ultras’ (Foto)

2016/01/p-euml-rfaq-euml-suesi-kosovar-futbollist-dhe-lsquo-ultras-rsquo-foto_hd.jpg

Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës, Liridon Krasniqi, në ndeshjen e fundit që skuadra e tij Kedah e fitoi 3-2 ndaj Sabah, nuk ishte në fushë fare pasi kishte plotësuar numrin e kartonëve.

Por edhe pse në pamundësi t’i ndihmojë në fushë shokëve, Liridoni, ka qenë i pranishëm në shkallët e stadiumit duke e përkrahur skuadrën e tij e cila është afër ta siguroj titullin e kampionit, transmeton Telegrafi.

Krasniqi është fotografuar nga fotoreporterët në shkallët e stadiumit si një ‘ultras’, duke iu gëzuar golave të skuadrës së tij por edhe duke i bërë thirrje tifozëve për mbështetje të madhe.

Që prej transferimit të tij në Kedah, Krasniqi ka pasur suksese të mëdha duke shënuar gola, duke dhuruar asistime por edhe duke marrë çmime si lojtari i javës dhe muajit. /Telegrafi/