Sonte debat i zjarrtë mes Ramës, Çekut dhe Ismailit, kush mendoni se do ta fitojë?
09/10/2025
Kur kanë mebtur edhe katër ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të 12 tetorit, kandidatët për kryetarë të komunave kanë intensifikuar takimet me qytetarët dhe paraqitjet në debatet televizive.
Gara për të marrë udhëheqjen e Prishtinës pritet të jetë shumë e nxehtë, transmeton Telegrafi.
Kryetari aktual, Përparim Rama (LDK), synon një mandat të ri në krye të Prishtinës, ndërsa në garë janë edhe gjashtë kandidatë të tjerë.
Një debat televiziv është caktuar midis kryetarit aktual Përparim Rama, Hajrulla Çeku (LVV) dhe Uran Ismailit (PDK).
Debati do të zhvillohet në studion e “Debatit Plus” në RTV Dukagjini.
Sipas jush, kush mendoni se do ta fitojë debatin?
Renditja në sondazh e kandidatëve është bërë në bazë të alfabetit. /Telegrafi/


