Please enter at least 3 characters.

Përballje aspak e lehtë për Feronikelin, mund të luajë ndaj kampionit të Danimarkës

2019/06/Feronikeli4.jpg
26:"Albert Sinani Photographer

Feronikeli ka filluar përgatitjet për përballjen e parë gjysmëfinale të Ligës së kampionëve që do ta zhvillojë ndaj Lincoln Red Imps të Gjibraltari.

Sfida që do të zhvillohet më 25 qershor do të fillojë në ora 20:45, e që skuadra kosovar do ta kërkojë vetëm fitoren.

Në rast se Feronikeli arrin ta eliminojë Lincoln Red Impsin nga parakulifikimet e Ligës së Kampionëve, atëherë do të përballet me TNS-n nga Uellsi.

Nëse skuadra nga Drenasi fiton ehe ndaj klubit uellsian, atëherë do ta pret një përballje e vështirë.

Feronikeli mund të luajë me kampionin e Danimarkës, Kopenhagen, që është një kundërshtar aspak i lehtë në letër. /Telegrafi/