Për shkak të një aksidenti rrugor ndërpritet trafiku në rrugën Strumicë - Novo Sellë
mpb
aksident
14/08/2026
Trafiku në rrugën kryesore kufitare Strumicë - Novo Sellë është ndërprerë në të dyja drejtimet që nga mesnata për shkak të një aksidenti trafiku, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
LAMM njofton se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.
"Nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare në anën maqedonase për hyrje dhe dalje nga vendi", thonë nga LAMM./Telegrafi/


