Për katër muaj, 46 mijë euro për telefona të rinj
Sipas përllogaritjeve të gazetës, duke u bazuar në njoftimet zyrtare të publikuara nga Zyra e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, del se të gjitha këto institucione gjatë kësaj periudhe kanë shpenzuar 46 mijë euro për blerje të telefonave mobilë. Ministria Punëve të Jashtme që udhëhiqet nga ministri Enver Hoxhaj, prin sa i përket shpenzimeve në teknologjinë e fundit të komunikimit, shkruan Tribuna.
Kjo ministri për këtë punë ka dhënë tenderin në vlerë prej 9,700.50 eurove. Këtë tender e ka fituar kompania ”Asseco See”. Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, nuk ka kursyer para të buxhetit për blerje të telefonave. Ai për t'ua bërë më te lehtë komunikimin punonjësve të vet, u ka blerë telefona në vlerë prej 6,046.00 euro. /Telegrafi/


