Please enter at least 3 characters.

Pentagoni e shpall Anthropic “rrezik për zinxhirin e furnizimit”

Pentagoni i dha të enjten një përcaktim formal të rrezikut të zinxhirit të furnizimit laboratorit të Inteligjencës Artificiale Anthropic, duke kufizuar përdorimin e një teknologjie që një burim tha se po përdorej për operacione ushtarake në Iran.

Etiketa "rrezik i zinxhirit të furnizimit", e konfirmuar në një deklaratë nga Anthropic, hyn në fuqi menjëherë dhe ua ndalon kontraktorëve qeveritarë përdorimin e teknologjisë së Anthropic në punën e tyre për ushtrinë amerikane.

Por kompanitë ende mund ta përdorin Claude të Anthropic në projekte të tjera që nuk lidhen me Pentagonin, sipas CEO të kompanisë Dario Amodei.

Ai tha se përcaktimi ka "një fushëveprim të ngushtë" dhe se kufizimet zbatohen vetëm për përdorimin e Al Anthropic në kontratat e Pentagonit.

Përcaktimi vjen pas një debati disamujor mbi këmbënguljen e kompanisë për masa mbrojtëse, të cilat Departamenti i Mbrojtjes tha se shkuan shumë larg.

Në deklaratën e tij, Amodei përsëriti se kompania do ta kundërshtonte përcaktimin në gjykatë. /Telegrafi/