Please enter at least 3 characters.

Penelope Cruz dhe Antonio Banderas bëhen sërish bashkë në filmin "Dolo Y Gloria"

2019/02/PenelopePedroBanderas-e1549729984908.jpg
225:"E366362 42: Director Pedro Almodovar holds his Oscar for Best Foreign Film for ''All About My Mother'' as he poses with Penelope Cruz and Antonio Banderas at the 72nd Annual Academy Awards at the Shrine (Photo by David McNew)
12:"Getty Images

Regjisori i njohur spanjoll, Pedro Almodovar, i ka bërë sërish bashkë Penelope Cruzin dhe Antonio Banderasin në filmin "Dolo Y Gloria" ("Dhimbje dhe lavdi").

Nga Sony Pictures kanë njoftuar se premiera e filmit do të jepet më 22 mars në Spanjë, ndërsa akoma nuk është bërë e ditur se kur do të nisë shfaqja e këtij filmi nëpër kinematë botërore.

Në filmin e ri, Banderas luan rolin e një regjisori të dështuar, i cili i shqyrton lëvizjet e tij jetësore, teksa bota përreth tij po rrënohet.

Filmi përbëhet nga disa skena të bazuara në ngjarje të vërtetë dhe disa të tjera janë të imagjinuara.

Paraqitja e shkurtër sjell një koleksion skenash që nuk ndërlidhen më njëra-tjetrën dhe përfshijnë karakterë të ndryshëm, nga e kaluara dhe e tashmja.

Në një çast, protagonisti që portretizon Banderas shihet duke bërë rezonancë magnetike, që lë të kuptohet se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë dhe kjo është arsyeja pse ai reflekton për jetën e tij.

Penelope Cruz dhe Antonio Banderas kanë bashkëpunuar edhe në filmin e vitit 2013, "I Am So Excited", regjinë e të cilit po ashtu e ka bërë Pedro Almodovar. /Telegrafi/