Pemët dhe perimet që duhet të hahen me lëvore
Si duhet të hahen?KIVI: Qimet të cilat ndodhen në lëvoren e kivit janë antioksidues i shkëlqyeshëm dhe nutricistët besojnë se posedon substanca që mbrojnë nga kanceri, infeksionet, alergjitë. “Lëvorja e kivit tri herë më shumë posedon antioksidues se sa fryti”, thotë mjeku Merilin Glenvil, ish-presidenti i forumit për shëndet dhe ushqim në shoqatën mbretërore britanike për mjekësi.
Si të hahet: Nëse ju duket lëvorja e kivit tepër e fortë, provoni të gjeni kivin “e artë”, sepse membrana e verdhë është më e ëmbël dhe ka më pak “qime”. Opsioni tjetër është që tërë kivin ta grimconi apo ta grini në mikser, transmeton Telegrafi.
PEMËT E THARTA: Lëvoret e portokallit apo të mandarinës janë antioksidantë të fuqishëm të cilët quhen super flavonoide. Ato ulin nivelin e LDL kolesterolit të keq, por jo edhe kolesterolin e mirë, i cili e ka shenjën HDL. Antioksidantët e lëvoreve janë 20 herë më të fuqishëm se vetë frutat. E njëjta gjë vlen për të gjitha pemët tharta. Membrana e bardhë përmban dozë të lartë të pektinës, e cila është pejzë që zvogëlon kolesterolin dhe e “popullon” stomakun me baktere “të dobishme”.
Si të hahen: Vëreni lëvoren në simite apo hidheni tërë portokallin në aparat për shtrydhjen e pemëve për të bërë lëng.
ANANASI: Mos bëni panik – lëvorja e fortë e ananasit është shumë e shëndoshë. Pos vitaminës C, ajo po ashtu ndihmon tretjen dhe mbron stomakun. Në lëvoren e ananasit gjenden dy herë më shumë antioksidues se sa në fryt.
Si të hahet: Ndrydheni dhe grimcojeni membranën dhe shtoni lëng i cili do ta zbusë.
BANANET: Një hulumtim i kryer në Tajvan tregon se lëvorja e bananes shëron depresionin ngase përmban shumë serotoninë, hormonin i cili është i caktuar për disponim më të mirë. Lëvorja është e mirë edhe për sy ngase përmban antioksiduesin, luteinë.
Si të hahen:Mjekët këshillojnë që lëvorja të zihet dhjetë minuta dhe uji i zier të ftohet dhe të pihet.
Si të hahet: Preni fletët në pjesë të holla dhe shtojani lulelakrës së fërguar apo të zier.
HUDHRA: Lëvorja e hudhrës në vete përmban pesë komponentë të ndryshëm, theksojnë ekspertët japonezë. Njëri nga funksionet më të rëndësishëm është ngadalësimi i plakjes dhe mbrojtja e zemrës.
Si të hahet:Njomeni një thelb hudhre në vaj ulliri, pastaj piqeni bashkë me ushqimin në skarë apo shtojani gjellëve të përgatitura në furrë shporeti.
KUNGULLI, KUNGULLTHI: Janë të pasur me zink, prandaj janë të shkëlqyeshëm për thonj dhe lëkurë të shëndoshë. Po ashtu përmbajnë antioksiduesin beta karotinë që mbron nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. E po ashtu as farat nuk duhet t’i hidhni ngase janë të pasura me omega 6 dhe me acidet yndyrore që ju mbajnë trurin e shëndoshë. Lëvoret duhet të pastrohen mirë me ujë të ngrohtë, t’i fusni në furrë për 20 minuta dhe t’i konsumoni.
Si të hahet: Lajeni kungullin apo kungullthin me ujë të ngrohtë dhe piqeni në furrë shporeti, të lagur me vaj ulliri rreth 20 minuta. Shtojeni në supë apo sallatë.
PATATJA: Shumica e njerëzve e ka kuptuar se lëvorja e patates është e shëndoshë, por shumica prej tyre nuk e dinë pse. është i pasur me hekur, magnez, zink dhe vitamina C.
Si të hahet:Piqeni të plotë të lagur me vaj ulliri apo zieni dhe bëjeni pire pa ia hequr lëvoren. /Telegrafi/


