Please enter at least 3 characters.

Pellegrini: Do të doja të bëhesha kapiten i Romës

2018/12/LorenzoPellegrini-2-e1546074314202.jpg
239:"FLORENCE, ITALY - NOVEMBER 03: Lorenzo Pellegrini of AS Roma in action during the Serie A match between ACF Fiorentina and AS Roma at Stadio Artemio Franchi on November 3, 2018 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Romës, Lorenzo Pellegrini, planifikon që një ditë të bëhet kapiten i skuadrës.

Futbollisti italian ka lindur në Romë dhe ka ardhur nga Akademia e Giallorossëve, ashtu që konsiderohet si një pasardhës potencial i Francesco Tottit e Daniele De Rossit.

Lorenzo Pellegrini dhe Edin Dzeko (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

"Asnjëherë nuk lodhem duke e thënë këtë, për djemtë romakë, të luajtur këtu të jep ndjenjën e përgjegjësisë dhe krenarisë".

"Kur hyn në fushë duket sikur po e përfaqëson familjen tënde, e cila është rritur duke i bartur këto ngjyra".

"Do të doja të bëhesha kapiten i Romës një ditë, për ndjenjën e përkatësisë ndihem sikur me familjen time".

Lorenzo Pellegrini (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

"Do të ishte nder ta përfaqësoja Romën (si kapiten) dhe tifozët tanë, miqtë e mi dhe njerëzit që i dua. Do të ishte një përgjegjësi shtesë dhe do të doja t'i drejtoja".

"Nuk ka dyshim se do të ishte një gjë shumë e bukur", ka thënë 22-vjeçari gjatë një bisede me DAZN.

I pyetur për mesfushorët më të mirë në botë, Pellegrini ka përmendur emrat e Daniele De Rossi, Luka Modric, N’Golo Kante dhe Sami Khedira. /Telegrafi/