Please enter at least 3 characters.

Pejë, qytetari gjen një kuletë dhe e dorëzon atë në polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar nga Peja ka gjetur një kuletë dhe e ka dorëzuar atë në stacionin policor.

Policia bën të ditur se në kuletë ka pasur disa para, transmeton Telegrafi.

"Më datë 28.07.2025, në Stacionin Policor Pejё, ёshtё paraqitur qytetari Gjelal Mulaj i cili e kishte gjetur njё kuletё nё njё qendër tregtare nё Pejё. Nё kёtё kuletё kishte tё holla prej njёmijё e njёzet (1020) dollar Amerikan, pesёdhjetё e gjashtё euro e pesёmbёdhjetё cent (56.15) euro, dhe njё kartel identifikuese", thuhet në njoftim.

Gjithashtu, thuhet se policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, i njëjti është ftuar në Stacionin Policor Pejё, dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me të holla.

Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare./Telegrafi/