Please enter at least 3 characters.

Peja dërrmon Vëllaznimin

2016/01/peja-d-euml-rrmon-v-euml-llaznimin_hd.jpg

Vendasit që përkundër problemeve financiare dhe paraqitjes në parket me 100% lojtarë vendorë, përkundër humbjes nuk u luajtën keq ndaj nënkampionit të Kosovës, e cila është skuadër dukshëm më e organizuar dhe më e fuqishme se Vëllaznimi që duket se do të luftoi deri në fund për ekzistencë.

Gjakovarët arritën të tregojnë lojë të bukur dhe nuk ishin aspak indiferent ndaj Pejës, sidomos gjatë pjesës së parë e cila si edhe është pritur i takoi skuadrës së Kurtovicit. Peja 10 minutëshin e parë e fitoi me 4 pikë dallim 16-20, kurse në pushim shkoi me +7 nga Vëllaznimi 36-43.

Skuadra pejane shkëputjen në rezultat e arriti në çerekun e tretë në të cilin edhe theu tërësisht kundërshtarët. Peja gjatë këtij çereku arriti të thelloi epërsinë e cila në fund të gjysmë ore lojë ishte 13 pikë dallim 55-68.

Çereku i fundit ishte formalitet pasi tashmë pothuajse fituesi dihej, andaj edhe ky 10 minutësh i takoi pejanëve që në fund iu gëzuan fitores me rezultat të lartë 72-100, raporton Korneri.

Te Peja më efikasi sonte ishte Drilon Hajrizi me 19 pikë, ndërkaq lojë të mirë shfaqën edhe Janou Rubin me 14 pikë, Arti Hajdari me 13 pikë, dhe Fisnik Rugova me 15 sosh.

Ndërkohë te Vëllaznimi u veçuan Korab Prekazi me 15 pikë dhe Ujkan Karanezi me 14 të tjera.

Pas kësaj fitore, Peja mbetet në pozitën e dytë me 37 pikë, kurse Vëllaznimi është i gjashti me 25 pikë të tubuara. /Telegrafi/