Please enter at least 3 characters.

PDK hap fushatën sot në sheshin "Mehë Uka" në Mitrovicë

2019/09/70974661_1366053343569868_2059200328942747648_o.jpg

Partia Demokratike e Kosovës sot hap zyrtarisht fushatën zgjedhore në Mitrovicë.

Në një njoftim për media, PDK bën të ditur se tubimi hapës do të bëhet në ora 17:00 në sheshin "Mehë Uka" në Mitrovicë.

Në hapjen e fushatës zgjedhore merr pjesë edhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Kadri Veseli.

Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme pritet të mbahen me 6 tetor.

Në këto zgjedhje do të garojnë 25 subjekte politike/koalicione parazgjedhore. /Telegrafi/