Please enter at least 3 characters.

PDK dorëzon listën në KQZ, këta janë kandidatët për kryetarë komunash

2021/03/pdk-foto.jpg

Partia Demokratike e Kosovës, ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me emrat e kandidatëve për kryetarë të ardhshëm të komunave dhe të kandidatëve për kuvende komunale.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës garon në 36 komuna.

Në 29 prej tyre, PDK garon me kandidatë për kryetarë komunash. Në 4 komuna, PDK garon vetëm me listë të kandidatëve për Kuvende Komunale, ndërsa në komuna të tjera, PDK garon në koalicion të përbashkët me partitë tjera shqiptare.

Lista e Partisë Demokratike të Kosovës me kandidatë për kryetarë komunash dhe ajo për Kuvende Komunale, përbëhet nga intelektualë e profesionistë kompetentë për qeverisje lokale, që kanë vizion të qartë për zhvillimin e vendit.

Nga 29 kandidatë të PDK-së për kryetarë komunash, 17 prej tyre garojnë për herë të parë, ndërsa tri prej tyre janë gra.

Kjo është lista me emrat e kandidatëve për kryetarë komunash nga radhët e PDK-së:1. Prishtinë – Uran Ismaili2. Mitrovicë – Bedri Hamza3. Prizren – Shaqir Totaj4. Ferizaj – Agim Aliu5. Gjilan – Leonora Morina Bunjaku6. Pejë – Astrit Ademaj7. Gjakove - Arbenesha Kuqi8. Skenderaj – Sami Lushtaku9. Drenas - Ramiz Lladrovci10. Podujevë – Floretë Zejnullahu11. Vushtrri – Ferit Idrizi12.Klinë – Sokol Bashota13. Shtime – Naim Ismaili14. Kaçanik - Besim Ilazi15. Dragash – Shaban Shabani16. Rahovec – Bejtulla Deliu17. Malishevë – Isni Kilaj18. Kamenice – Muhamed Kallaba19. Viti - Bekim Azizi20. Suhareke – Murtez Zekolli21. Lipjan – Hyzer Rizani22. Fushë Kosovë - Rrahim Tërnava23. Obiliq – Hanefi Musliu24. Istog – Ali Nimanaj25. Hani i Elezit – Mehmet Ballazhi26. Junik – Fatos Shala27. Novoberdë – Selatin Nuhiu28. Leposaviq – Shaqir Hetemi

Vërejtje: Në listë mungon emri i kandidatit për kryetar të Komunës së Deçanit. /Telegrafi/