PDK dhe LDK lidhin koalicion për balotazhin në Mitrovicë
02/11/2025
Partia Demokratike e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës për koalicion në Mitrovicë.
Marrëveshja e koalicionit u nënshkrua nga Arian Tahiri kandidat për kryetar nga PDK dhe Gëzim Plakolli ish kandidat i LDK-së për kryetar.
"Sot e vendosëm Mitrovicën mbi dallimet politike që të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë në qytetin tonë", ka njoftuar Tahiri."Qyteti ynë ka nevojë për bashkëpunimin dhe energjinë e çdo qytetari, pavarësisht prejardhjes apo bindjeve politike", shtoi ai.
Të pranishëm në këtë moment ishin edhe përfaqësues të AKR-së, partner koalicioni i PDK-së që para 12 tetorit, si dhe Safet Kamberi, ish nënkryetar i komunës së Mitrovicës dhe ish kandidat i LDK-së në zgjedhjet lokale të vitit 2017.Veç me LDK-në, PDK ka koalicion edhe me AAK-në, AKR-në dhe KDTP-në karshi Faton Pecit të VV-Guxo.


