Please enter at least 3 characters.

Paul Pogba rrezikon dënim të madh, rezulton sërish pozitiv në testin anti-doping

2023/10/image-1-1.jpg
319:"Empoli FC v SS Juventus FC - Serie A TIM Paul Pogba of Juventus FC looks on during the Serie A Tim match between Empoli FC and Juventus FC at Stadio Carlo Castellani on September 3, 2023 in Empoli, Italy. Empoli Stadio Carlo Castellani Florence Italy Copyright: xGiuseppexMaffiax EMPOLI_JUVENTUS_SerieA_GM_03092023_5479
21:"IMAGO/Giuseppe Maffia

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, ka rezultuar pozitiv për testosteron edhe në analizën e dytë të kryer në fillim të kësaj jave.

Burime të shumta në Itali, përfshirë “Sky Sport Italia”, konfirmojnë se Pogba ka rezultuar pozitiv për testosteron edhe në analizën e dytë të kryer në fillim të kësaj jave.

“Nuk e dija për konfirmimin, më vjen keq”, tha trajneri i Juventusit Allegri në konferencën për shtyp në prag të derbit ndaj Torinos të shtunën.

“Ne presim atë që do vijë në vazhdim, është e kotë të komentojmë tani. Sinqerisht, më vjen keq", vazhdoi tekniku italian.

Pogba kishte rezultuar pozitiv për testosteron pas një ndeshjeje në Serie A kundër Udineses më 20 gusht, të cilën ai e kishte kaluar tërësisht në stol.

lexo po astu

Rezultatet e testit të tij të dështuar të dopingut u zbuluan tre javë më parë.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën në vitin 2018 është suspenduar dhe nuk po stërvitet me pjesën tjetër të ekipit.

“La Gazzetta dello Sport” raportoi në shtator se Pogba kishte kryer teste mjekësore gjatë një turneu paraprak në SHBA pa paralajmëruar stafin mjekësor të Juventusit.

Kontrata e tij prej 7 milionë eurosh në vit skadon në qershor të vitit 2025, por Juventus mund ta ndërpresë bashkëpunimin nëse mesfushori francez shpallet fajtor në një gjyq sportiv./Telegrafi/