Please enter at least 3 characters.

Pas tmerrit që përjetoi, Kardashian nuk njihet gjatë daljes së saj (Foto)

2016/10/Kardashian.jpg

Kim Kardashian zakonisht kujdeset që të tërheqë sa më shumë vëmendje gjatë daljeve të saja në publik.

Mirëpo, kësaj radhe ka zgjedhur të jetë e panjohur gjatë një daljeje në Beverly Hills.

Kim ka dalë për të parën herë qëkur ndodhi grabitja.

Kjo ishte hera e parë që 35-vjeçarja është fotografuar duke dalë që prej se u mbajt me dhunë dhe iu grabitën stoli milionëshe në Paris.

Ajo kishte dalë me një shoqe dhe është përpjekur që të shmangë vëmendjen e njerëzve dhe paparacive.

Pjesëtarët e familjes Kardashian janë zotuar të qëndrojnë më të tërhequr nga syri publik që pas incidentit në Francë. /Telegrafi/