Please enter at least 3 characters.

Pas shumë kërkesave, banorët e fshatit Bresalc po bëhen me infrastrukturë të nevojshme

2024/08/4-1.png

Pas shumë kërkesave dhe pritjeve, banorët e fshatit Bresalc në Komunën e Gjilanit, po bëhen me infrastrukturë të nevojshme.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni tha se mbi 160 mijë euro dhe rreth 1.5 kilometra gjatësi është projekti i radhës në fshatin Bresalc, raporton Telegrafi.

"Pas shumë kërkesave dhe pritjes së gjatë, banorët e Bresalcit, më në fund po bëhen me infrastrukturën e nevojshme", tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se pavarësisht pengesave, janë të përkushtuar që të punojnë pa ndalur dhe pa rreshtur, në interes të qytetarëve tanë. /Telegrafi/