Please enter at least 3 characters.

Pas Sarajevës, Shkupi me ajër më të ndotur në Evropë - në vendin e nëntë në botë

2021/08/Ndotja-e-ajrit-me-llogo-3-780x439-1.jpg

Sot, para orës 11, Shkupi u ngjit në vendin e nëntë në botë në listën famëkeqe të qyteteve kryesore sipas ndotjes së ajrit. Me indeks të cilësisë së ajrit 160, Shkupi është në shoqërinë e qendrave të mëdha industriale nga Azia, por është edhe Sarajeva, ku indeksi është edhe më i lartë se Shkupi dhe është 189.

Edhe pjesa tjetër e qyteteve në Maqedoni, luginat e të cilave ishin të mbushura me mjegull dhe tym, kanë ajër shumë të ndotur.

Strumica, Tetova, Manastiri, Kërçova, Koçani janë më të ndotur se mesatarja në Shkup, ndërsa ajri më i ndotur thithet në Miladinovc.

Gjysmë ore pas këtyre të dhënave duket se dielli po depërton edhe në Shkup.