Please enter at least 3 characters.

Pas performancës në "Sunny Hill", G4shi publikon këngën e re

2019/08/sunnyhillfestival_67742041_917501271929149_1849069347845633674_n-e1564991120359.jpg

Reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, G4shi, ka performuar në natën e dytë të festivalit "Sunny Hill".

Ai po ashtu para se të vijë në Kosovë, ka bërë të ditur se do të promovojë albumin e tij më të ri, teksa tanimë ka publikuar një këngë për fansat e tij.

"Never forget" mban titullin ky projekt, i lansuar në versionin audio me një video mjaft të veçantë të realizuar nga J.Mike.

G4shi ka performuar për herë të dytë në Kosovë, teksa vitin e kaluar ishte kthyer pas 18 vitesh në vendlindje.

I njëjti sivjet ndezi atmosferën bashkë me artisten Dua Lipa, duke u treguar të gjithëve se sa krenarë janë me vendin e tyre.

Reperi akoma është në Kosovë, derisa po e shijon vendlindjen bashkë me miqtë e tij. /Telegrafi/