Pas pak ditësh fillon ''Skopje Jazz Festival 2016''
06/10/2016
Të gjithë adhuruesit e muzikës Jazz do të mund të kënaqen duke përcjellur këtë lloj muzike në Festivalin e 35-të me radhë të muzikës Jazz ''Skopje Jazz Festival 2016'', njofton Telegrafi Maqedoni.
Aktiviteti do të mbahet në Shkup, në Teatrin Popullor të Maqedonisë, nga 13 tetori e deri më 16 tetor. Gjatë këtyre netëve, në skenë do të ngjiten artistë të muzikës Jazz nga Franca, SHBA-të, Brazili, Polonia, Suedia dhe Norvegjia./Telegrafi/


