Please enter at least 3 characters.

Pas martesës, Heidi Klum sjell një imazh nudo nga pushimet në Itali

2019/08/heidi-klum-e1566208835539.jpg
147:"Mandatory Credit: Photo by AFF-USA/REX/Shutterstock (9879815e) Heidi Klum America's Got Talent Season 13 live show, Los Angeles, USA - 11 Sep 2018
24:"AFF-USA/REX/Shutterstock

Heidi Klum është duke e shijuar jetën si e porsamartuar.

Supermodelja, e cila së fundmi u martua me muzikantin Kaulitza, ndau një fotografi nudo bardh e zi të dielën në Instagram, shkruan People transmeton Telegrafi.

Në foto, Klum, 49 vjeçe, mbante një peshqir pikërisht poshtë gjoksit, me flokët e saj të gjatë bjonde, teksa mbi fytyrë i kalon një ylber.

"E tëra që shoh është uji”, është përshkrimi që ia ka vënë imazhit, duke përfshirë edhe disa ‘emoji’ të ndryshme.

Çifti u martuan në fillim të këtij muaji për herë të dytë, ceremonia e të cilëve u zhvillua në jahtin luksoz në Capri, gjashtë muaj pas ceremonisë së fshehtë në Los Angeles.

Pjesëmarrës në këtë dasmë ishin edhe katër fëmijët e modeles: Helene, 15 vjeç, Henry, 14 vjeç, Johan, 12 vjeç dhe Lou, nëntë. /Telegrafi/