Please enter at least 3 characters.

Pas infeksionit me COVID-19, Aishwarya Rai shtrihet në spital

2020/07/Aishwarya-Rai-e1595180126130.jpg
278:"CANNES, FRANCE - MAY 12: (EDITORS NOTE: Image has been digitally retouched) Aishwarya Rai attends the screening of 'Girls Of The Sun (Les Filles Du Soleil)' during the 71st annual Cannes Film Festival on May 12, 2018 in Cannes, France. (Photo by Tristan Fewings/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-Miss Bota, Aishwarya Rai Bachchan, e quajtur shpesh “një nga femrat më të bukura në botë”, është shtruar në spital në Indi, e sëmurë me COVID-19 së bashku me vajzën e saj tetëvjeçare.

Ylli i industrisë indiane kinematografike, Bollywood, së bashku me të gjithë familjen e saj janë në spitalin Nanavati në Mumbai - transmeton KP.

Javën e kaluar u njoftua se bashkëshorti i saj Abhishek Bachchan dhe vjehrri Amitabh Bachchan, gjithashtu aktorë të famshëm, ishin shtruar në spital.

(Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

Aishwarya Rai, e cila ka luajtur dhe në filmin hollivudian, “The Pink Panther 2,” ishte më herët në izolim në shtëpi para se gjendja të përkeqësohej.

Ndryshe, të shtunën India kaloi një milionë raste me COVID-19 dhe sipas BBC, është bërë vendi i tretë më i infektuar i botës pas Brazilit dhe SHBA.