Pas divorcit, Kieran Trippier shfaqet me një modele të OnlyFans 14 vite më të re
Futbollisti anglez, Kieran Trippier, është parë së fundmi në një dalje nate në Newcastle në shoqërinë e modeles së OnlyFans, 21-vjeçares Kehlani Webster, 14 vite më e re se ai.
Mbrojtësi i Newcastle United kaloi disa orë me të në 'Babucho', ndërsa u pa duke i dhënë edhe bluzën e tij për ta mbajtur ngrohtë.
Ata shoqëroheshin edhe nga disa vajza të tjera dhe ishin të fundit që u larguan nga lokali.
Kehlani punon gjithashtu në një klub privat në qytet dhe ofron përmbajtje me pagesë në platformën OnlyFans.
Dalja e fundit e Trippier vjen pas ndarjes nga bashkëshortja e tij, Charlotte, me të cilën ka edhe fëmijë.
Problemet në martesën e tyre u raportuan që në maj 2024, kur qarkulluan video ku ai shihej me një tjetër vajzë në një bar në Newcastle.
Më vonë, Charlotte u zhvendos me fëmijët në Cheshire, ndërsa shtëpia e çiftit në Morpeth u nxor në shitje.
Çifti, i martuar që nga viti 2016, konfirmoi verën e kaluar se kishin qenë të ndarë prej më shumë se një viti dhe se po shkonin drejt divorcit.
Në një deklaratë publike, Trippier theksoi se ndarja ishte çështje private dhe kërkoi respekt për privatësinë e familjes, sidomos për hir të fëmijëve.
Ai më herët ishte fotografuar edhe me yllin e 'Geordie Shore', Chloe Ferry, para se ndarja të bëhej publike. /Telegrafi/


