Please enter at least 3 characters.

PAS DASHURISË

2018/12/Sara-Teasdale-e1545824287484.jpg

Poezi nga: Sara TeasdalePërktheu: Irena Dono

Nuk ka më magji,
Ne takohemi siç bëjnë njerëzit e tjerë;
Ti nuk përbën asnjë mrekulli për mua,
as unë për ty.
Ti ishe era dhe unë deti,
nuk kishte më shkëlqim.
Unë jam bërë e flashkët si pishina
pranë bregut të detit.
Por sado që pishina është e sigurt nga stuhia
dhe nga batica ka gjetur parapritë,
ajo bëhet më e egër se deti
për gjithë paqen e tij.