Please enter at least 3 characters.

Pas bashkëpunimit me Mimoza Shkodrën, Skerdi po vjen me këngë të re

2019/07/64715202_146389249866584_6914185894491757401_n-e1563517895233.jpg

"T'lutem" mbetet një prej realizimeve të fundit të reperit nga Shqipëria, Skerdi. 

Këtë këngë ai e solli në bashkëpunim me këngëtaren Mimoza Shkodrën, projekti i të cilëve për një kohë të shkurtër mblodhi miliona klikime në YouTube.

Ndërsa tani, ai ka njoftuar fansat e tij se po vjen me një projekt solo, duke publikuar një fragment të shkurtër në Instagram.

"Sa t'kam dasht, së shpejti", ka shkruar Skerdi krahas videos, duke etiketuar edhe shtëpinë e hiteve 'RedBox Entertainment'.

Ndërkohë, videoja mori pëlqime dhe komente të shumta nga fansat e tij, të cilët mezi po e presin lansimin e kësaj kënge. /Telegrafi/