Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 27 gradë
19/09/2025
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërkaq temperaturat maksimale nga 24-27C.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit. /Telegrafi/


