Please enter at least 3 characters.

Parashikimi i motit për këtë javë

2020/01/mjegull.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë javë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale më të gjata me diell, krahasuar me javën që e lamë pas.Mëngjeset dhe netët do të jenë me ngrica, ndërsa mesdita kryesisht me diell, por në disa vende për shkak të mjegullës prezenca e diellit do të jetë minimale.Mjegulla do të shfaqet në orët e para dhe gjatë natës, por kryesisht në viset e ulëta dhe për rreth lumenjve.Në fushat termike do të kemi ngritje në mesditë, ndërsa temperaturat minimale mbesin kryesisht të ulëta.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-7 gradë celsius.Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja.Kjo situatë anticiklonike dhe ky aktivitet pasiv meteorologjik do të krijojë kushte që situata biometeorologjike mos të jetë e mirë në disa intervale të ditës, kryesisht në mesditë dhe në mbrëmje.