Pamje të tërmetit 8.8 ballë në Kamçatkë të Rusisë, si pasojë e të cilit pati paralajmërime për cunami në Japoni dhe Hawaii
30/07/2025
Janë publikuar disa pamje të cilat thuhet se tregojnë momentin kur një tërmet i fuqishëm godet rajonin e Kamçatkës në Rusi.
Si pasojë, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai ka shkaktuar panik dhe evakuime masive.
Tërmeti me magnitudë 8.8 u regjistrua në orët e para të mëngjesit dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme në zonat përreth.
Autoritetet njoftuan për një cunami deri në 4 metra në disa pjesë të rajonit.
Paralajmërime për valë cunami u lëshuan edhe për Japoninë, Alaskën dhe Hawaii.
Banorët në zonat bregdetare u urdhëruan të evakuohen menjëherë. /Telegrafi/


