Pamje të pazakonta, mushkonjat "pushtojnë" një vend në Rusi - turistët detyrohen të fshihen në vetura
Një video është bërë virale që tregon turistët që kërkojnë strehim ndërsa mushkonjat pushtojnë një vend të njohur në natyrë në Rusi, raportoi New York Post.
Pamjet filmike kapin mijëra mushkonja që mbulojnë zonën, aq të dendura sa janë të dukshme në ajër dhe në sipërfaqe.
Sipas raportit, turistët kishin udhëtuar drejt Liqenit Shchuchye në rajonin e Buryatia për të shijuar peizazhin.
Por ajo që duhej të ishte një udhëtim relaksues u shndërrua në kaos brenda pak minutash.
Turistët vrapuan drejt veturave të tyre për t'i shpëtuar këtyre insekteve dhe u strehuan.
Ata nuk patën mundësi të vizitonin liqenin.
🇷🇺 Die russische Region Burjatien erlebt einen so großen Mückenangriff, dass Schwärme dieser Insekten die Menschen daran hindern, aus ihren Autos zu steigen. pic.twitter.com/rv0MxfYFm4
— Nachrichten (@NewsFokus) June 8, 2026
Duke ndarë një video në rrjetet sociale, një përdorues shkroi se tufat e këtyre insekteve po i pengojnë njerëzit të dalin nga makinat e tyre.
Një përdorues tjetër tha se "këtë vit ka shumë mushkonja kudo, por nuk ka parë kurrë diçka të tillë më parë".
Kjo nuk është hera e parë që një incident i tillë ka ndodhur në Rusi, pasi miliona mushkonja zbritën në Gadishullin Kamchatka përgjatë Detit Bering në vitin 2021. /Telegrafi/


