Pamje të papara deri tani nga përmbytjet në Haraçinë (Foto/Video)
11/08/2016
Fundjavën e kaluar, rajoni i Tetovës dhe i Shkupit u përfshinë nga një mot i ligë, që shkaktoi dëme të mëdhaja materiale dhe humbje në njerëz, njofton Telegrafi Maqedoni.
Më e goditur ishte rrethina e Shkupit, ku përmbytjet morën jetën e 22 personave, ndërkaq 4 u raportuan të humbur. Mrekullia ndodhi në këtë rajon dhe u gjetën të gjallë nënë e bijë.


